Gjorge Ivanov për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Maqedonia

Gjorge Ivanov për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 12:13
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, njoftojnë nga kabineti i tij.

Gjatë qëndrimit në Londër presidenti Ivanov do të ketë takim me spikerin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, Jon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lord Fauler.

Në kuadër të vizitës së punës presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Unionin e Oxfordit dhe do të ketë takim me kryetarin e Universitetit “Oxford”, Lord Kris Paten.

Presidenti i Maqedonisë do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Chatham House” me temë “Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara”.

Gjatë vizitës Ivanov do të realizojë takime edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat