LSDM udhëheq në 57 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca 3, BESA e PDSH 1

Maqedonia

LSDM udhëheq në 57 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca 3, BESA e PDSH 1

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 12:39
Foto ilustruese

Sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja do të udhëheq komunën e Shkupit dhe 56 të tjera në të gjithë territorin e vendit, BDI-ja mori 10 të tilla, VMRO-DPMNE fitoi vetëm në 5, Aleanca për Shqiptarët në 3, dhe BESA e PDSH vetëm nga një komunë, ndërsa kandidatët e pavarur fituan në 3 komuna.

Përveç Qytetit të Shkupit, LSDM -ja dhe koalicioni i udhëhequr prej saj në raundin e parë të zgjedhjeve,  më 15 tetor fituan në 37 komuna: Komuna Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë dhe Strumicë. 

Kurse në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi edhe në 19 komuna të tjera: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jagunovc, Karbinc, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizare.

VMRO-DPMNE-ja në raundin e parë fitoi në 3 komuna, Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin vetëm në dy, Zërnovc dhe Kavadar.

BDI-ja në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi në komunën Kërçovë dhe në Pllasnicë, ndërsa në raundin e dytë në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë.

Aleanca për Shqiptarët fitoi gjithsej 3 mandate për kryetarë komunash, dhe të gjitha këto në raundin e dytë. Kështu Aleanca fitoi në raundin e dytë në komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar.

BESA fitoi vetëm në Zhelinë edhe këtë në raundin e dytë. 

PDSH- ja fitoi vetëm një komunë, atë të Studeniçanit. Kurse Partia Demokratike e Turqve fitoi komunën Qendrë Zhupë, ndërsa kandidatët  e pavarur do të udhëheqin në 3 komuna, Rankovc, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat