OSBE/ ODIHR: Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë qenë konkurruese

Maqedonia

OSBE/ ODIHR: Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë qenë konkurruese

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 16:14
Misioni OSBE/ ODIHR

Misioni OSBE/ ODIHR ka dhënë vlerësimin e saj për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Sipas ambasadores Audrey Glover, rrethi i dytë ka qenë konkurrues, ndërsa respektimi i të drejtave themelore ka kontribuar të ketë zgjedhje demokratike. “Mediat kanë bërë raportim të balancuar, dita e zgjedhjeve ka qenë profesionalisht e menaxhuar. Ata kanë sjell në forcimin e besimit dhe përparimit demokratik të këtij vendi”, ka thënë Glover duke shtuar se me raport preliminar për këtë proces zgjedhor, OSBE/ODIHR do të del pas dy muajsh, njofton Medial.

Sipas Glover, nuk është diçka problematike që kryeministri ka qenë i kyçur në fushatën e partnerit shqiptar në qeveri, pyetje e parashtruar nga gazetarët. “Ne kemi pasur të rreshtuar vëzhguesit tonë nëpër vendvotime. Jemi të kënaqur nga mbulimi i tyre. Korniza e njëjtë krijon qasje solide për zgjedhje, fushata ka qenë e qetë”,ka thënë Glover, derisa ka shtuar se janë vërejt edhe disa lëshime gjatë procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat