Shtyhet seanca për “bombat” në lëndën “Tenderët”

Maqedonia

Shtyhet seanca për “bombat” në lëndën “Tenderët”

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:26
Gjykata e Apelit

Për shkak të detyrave zyrtare të kryetares së Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska-Shopova, është shtyrë seanca e sotme publike, në të cilën duhej të diskutohej për “bombat” nëse duhet të përdoren si dëshmi në lëndët “Tenderët” të PSP-së, ku e dyshuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Nga tre gjykatësit të cilët duhet të vendosin për këtë lëndë, në seancën publike u paraqitën Jani Niça dhe Afrim Fidani, si dhe katër avokatët të cilët përfaqësojnë të pandehurit.

Seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 9:30.

Përveç Kançeska-Milevskas në lëndën “Tenderët” të akuzuar janë edhe Lidija Lazarova-Cvetkovska dhe Lulijana Ugrinovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat