Qeveria nuk përfill kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja

Maqedonia

Qeveria nuk përfill kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:55
Qeveria e Maqedonise

Menjëherë pas publikimit të rezultateve të rrethit të dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal në Maqedoni, partitë që humbën zgjedhjet dolën me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare me arsyetimin se zgjedhjet ishin të manipuluara.

VMRO -DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski tha se nuk e pranon rezultatin dhe se një nga shtatë pikat për zgjidhjen e situatës së rëndë politike, sipas saj, është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kryetarët e këshilltarët e komunave nga radhët e LSDM-së janë zgjedhur me blerje votash dhe me dhunë. Nëse dikush duhet të japë përgjegjësi janë pikërisht këta persona të zgjedhur në mënyrë të dhunshme. Ne nuk i pranojmë këto rezultate dhe kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që do të kishin për bazë Marrëveshjen e Përzhinës”, ka deklaruar Vlladimir Gjorçevnga VMRO-DPMNE-ja e Nikoll Gruevskit, duke aluduar në modelin e zgjedhjeve të dhjetorit.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare janë kërkuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët, e cila është pjesë e Qeverisë, por që në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte në koalicion me partinë opozitare shqiptare Lëvizja Besa.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka thënë se me mbështetjen që i ka dhënë BDI-së në balotazh , LSDM-ja ka thelluar edhe më shumë ndasitë etnike në vend, andaj edhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme apo një përballje të re me partinë e Ali Ahmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat