Qytetarët në banka ruajnë 222 miliardë denarë, kompanitë 80 miliardë

Maqedonia

Qytetarët në banka ruajnë 222 miliardë denarë, kompanitë 80 miliardë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 17:02
Dimitar Bogov

Depozitat në bankat në Maqedoni janë të sigurta. Bankat janë likuide dhe stabile, ndërsa qytetarët të cilët i ruajnë paratë në shtëpi duhet t'i vendosin si depozita të kursimit sepse kështu do të realizojnë interes të caktuar për vete, ndërsa bankave do t'ju mundësojnë mjetet shtesë t'i plasojnë atje ku janë të nevojshme

Kjo u porosit në shënimin e sotëm të Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetori në Shoqatën e bankave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Qytetarët në bankat në Maqedoni ruajnë 222 miliardë denarë, ndërsa kompanitë 80 miliardë. Pesëdhjetë e një për qind e depozitave janë në denarë. Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Dimitar Bogov potencoi se kursimi ka rritje prej gjashtë për qind të bazës vjetor dhe se kjo është solide duke e pasur parasysh ambientin në të cilin është realizuar.  Konsideron se popullata e Maqedonisë ka potencial për shkallë më të larta të kursimit dhe shpreson se shkalla do të kthehet në atë që ishte para krizës. E theksoi tenderin e kursimit të rritur në denarë dhe tha se pret që kjo të vazhdojë, si dhe besimi në valutën vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat