Zaev dhe Borisov sërish Ilindenin do ta festojnë bashkë - Bota Sot
Zaev dhe Borisov sërish Ilindenin do ta festojnë bashkë

Maqedonia

Zaev dhe Borisov sërish Ilindenin do ta festojnë bashkë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:24
Zoran Zaev dhe Boyko Borisov

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Bullgarisë, Boyko Borisov, sot në Bllagoevgrad së bashku do ta shënojnë 115 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshin “Maqedonia” në Bllagoevgrad.

Kjo do të jetë hera e dytë që Zaev dhe Borisov festojnë së bashku Ilindenin, pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bulltarisë para një viti.

Në shënimin e Ilindenit do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe zv.kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...