Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes

Maqedonia

Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:32
Boyko Borisov, në takimin që e pati me kolegun e tij Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov, në takimin që e pati me kolegun e tij Zoran Zaev tha se “vetëm pas një viti që kur nënshkruam marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi, ndihet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona”.

Duke u thirrur nga shërbimi për shtyp të Qeverisë së Bullgarisë, Agjencia Gazetareske Bullgare BTA transmeton se Borisov ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e ri që, sipas atij, ka ringjallur marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, tashmë shihen efektet pozitive në marrëdhëniet e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit mes dy shteteve.

Në takim, gjithashtu, është biseduar për bashkëpunimin e kontrolleve kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe për përmirësimin e punës së tyre dhe hapjen e të rejave.

Të dy Kryeministrat morën pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit para bustit të Goce Dellçevit në sheshin “Maqedoni” në Bllagoevgrad. Kjo është festa e dytë e përbashkët, pas nënshkrimi të marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë para një viti.

Në festë merr pjesë edhe Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa nga ana e Bullgarisë, Ministri i Mbrojtje Krasimir Karakaçanov dhe Kryetari i Komunës së Bllagoevgradit Atanas Kabitov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat