Lëndohet rëndë një person nga Velesi në një aksident në Rosoman - Bota Sot
Lëndohet rëndë një person nga Velesi në një aksident në Rosoman

Maqedonia

Lëndohet rëndë një person nga Velesi në një aksident në Rosoman

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një banor 41 vjeçar S.I. nga fshati i Velesit, Buzallakovë është lënduar rëndë në një aksident që dje pasdite ndodhi në Rosoman.

Nga SPB Veles për AIM thanë se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep.

“Aksidenti ka ndodhur mes automobilit “Peugeot” me targa franceze i drejtuar nga A.B (25) dhe automobilit “Volkswagen” me targa të Velesit e drejtuar nga banori i Buzallakovës. I lënduari rëndë është dërguar dhe mbajtur për shërim në ISHP Spitali i përgjithshëm – Kavadar”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor për kompetencë të përgjithshme Kavadar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...