Dimitrov: Fenomenin e “lajmeve të rrejshme” duhet ta marrim seriozisht

Maqedonia

Dimitrov: Fenomenin e “lajmeve të rrejshme” duhet ta marrim seriozisht

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:38
Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov qëndroi për vizitë tri ditore. Ai realizoi takim zyrtar me sekretarin Mike Pompeu, ndërsa kishte takime edhe me senatorët nga Shtëpia e Bardhë.

Në lidhje me mbajtjen e referendumit dhe shpërndarja e lajmeve të rrejshme që po publikohen në opinion para fillimi zyrtar të fushatës për referendum, Dimitrov tha se është një fenomen që po e preokupon tërë botën dhe për një periudhë të gjatë është e rëndësishme të rritet leximi i mediave.

“Ne jemi tokë pjellore për lajme të rrejshme, jo vetëm në Maqedoni, por në përgjithësi në Ballkan. Duam teori në konspiracione. Kjo është një sfidë e madhe për demokracinë tonë, sepse njerëzit duhet të vendosin mbi bazën e informacioneve. Nëse qytetarët nuk janë të informuar, nuk funksionon demokracia. Për këtë shumë e rëndësishme ta marrim seriozisht këtë fenomen. Kjo nuk është vetëm obligim i qeverisë dhe shtetit, por edhe i mediave, gazetarëve, organizatave joqeveritare”, tha Dimitrov.

Në kontest të ndodhive në Greqi, para një kohe të qartë, në pyetjen se Qeveria a ka strategji që ti kundërvihet Rusisë që të mos ndërhyjë dhe të ndikojë në referendum, Dimitrov theksoi se qëndrimi i Maqedonisë për NATO dhe BE është i qartë, se përqindja për mbështetje rritet, megjithatë gjithmonë dy e treta deri te tre e katërta nga qytetarët mendon se kjo është e mirë për Maqedoninë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat