Seanca gjyqësore për “Titanik 2” dhe ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Seanca gjyqësore për “Titanik 2” dhe ngjarjet e 27 prillit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 08:51
Gjykata Penale në Shkup

Gjykata Penale në Shkup për sot ka caktuar seanca të reja gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për rastin e 27 prillit, që i referohet ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017.

Në seancën e sotme për lëndën “Titanik 2” duhet të merren në pyetje dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev.

Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Ndërsa për lëndën e ngjarjeve të 27 prillit, procesi gjyqësor filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues”, ndërsa mbrojtja theksoi se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat