OBRM-PDUKM-ja hoqi dorë nga paratë për fushatën e referendumit, LSDM-ja akuzon për hipokrizi

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja hoqi dorë nga paratë për fushatën e referendumit, LSDM-ja akuzon për hipokrizi

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në “Facebook” kërkoi nga Kuvendi i Maqedonisë, që paratë e parashikuara për fushatë në referendum, nga deputetët e partisë së tij të ri-drejtohen për ndërtimin e objektit të ri tej gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Nëse ka pengesë ligjore për këtë, Mickoski tha se do të heqin dorë nga paratë dhe publikisht do të kërkojë që ato para të kthehen në buxhet, e më pastaj Qeveria të investojë pikërisht në atë shkollë. Siç shkroi Mickoski, në pyetje janë 80 milionë denarë, para të qytetarëve që Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend do t’i shfrytëzojnë për fushatën e referendumit.

“Është nxitur debati që i hap për shfrytëzimin e mjeteve për fushatën e referendumit, që ka të bëjë me marrëveshjen me Greqinë, më pastaj është e nevojshme që të kufizohet krahas të gjithë manipulimeve të hapura dhe spine jo serioze, fushata është për marrëveshjen me fqinj tonë jugor, dhe jo për anëtarësim në BE ose NATO, që është krejtësisht temë tjetër”, deklaroi Mickoski.

Nga LSDM-ja thonë se hipokrizia e Mickoskit e ka bllokuar formimin e KSHZ-së, me kërkesën për Ligjin për financimin e partive politike. Sipas tyre, Mickoski duhet publikisht të deklarohet për qëndrimin e tij dhe qëndrimin e partisë së tij, që është çështja më e rëndësishme që kur Maqedonia u pavarësua.

“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski e vendosën në pikëpyetje caktimin e referendumit me ndalimin e zgjidhjes së KSHZ-së. OBRM-PDUKM-ja me vite shpenzonte dhjetëra milionë euro para të qytetarëve për reklamë, propagandë dhe manipulim me opinionin. Sot kur duhet të tregojë përgjegjësi para ardhmërisë dhe para qytetarëve, Mickoski sillet me hipokrizi dhe pa përgjegjësi”, thonë nga LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat