Ministri Ademi takohet me laureatin Zagajewski

Maqedonia

Ministri Ademi takohet me laureatin Zagajewski

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 22:47
Asaf Ademi dhe Adam Zagajevski

Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot u takua me fituesin e çmimit të Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2018, poetin polak Adam Zagajevski.

Në takim, siç kumtojnë nga Ministria e Kulturës, Ademi e përgëzoi Zagajewskin për kontributin e tij në fushën e poezisë në kuadër të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të ruajtur dhe mbrojtur vlerën e këtij festivali”, tha Ademi.

Pas takimit, Ademi dhe Zagajewski shkëmbyen dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat