Miratohet strategjia kombëtare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO - Bota Sot
Miratohet strategjia kombëtare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Miratohet strategjia kombëtare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:38
Stevo Pendarovski

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Konceptin e strukturës kombëtare për udhëheqjen e procesit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Siç njoftoi koordinatori i Republikës së Maqedonisë për NATO Stevo Pendarovski, në strukturën kombëtare ka tri pjesë. Në nivelin më të lartë politik do të ketë Komitet për integrimin në NATO, trupi i dytë është Komiteti punues për integrim në NATO, ndërsa trupi i tretë është Sekretariati për plane operative logjistike.

“Në Komitetin e Integrimit do të jenë përfaqësuesit e të gjitha organeve dhe institucioneve që kanë ndonjë lidhje me integrimin në NATO”, tha Pendarovski, duke shtuar se ky organ do të kryesohet nga Kryeministri Zoran Zaev.

Trupi i dytë, domethënë Komiteti i Punës, siç shpjegoi Pendarovski, do të zbatojë vendimet e Komitetit të Integrimit Politik.

Pendarovski tha se trupi i tretë është sekretariati i gjithë ekipit, i cili do të jetë përgjegjës për mbështetjen operacionale logjistike të Komitetit të Punës për Integrim në NATO.

“Në disa muajt e ardhshëm Maqedonia duhet të konfirmojë se tërësisht i pranon udhëzimet nga dokumenti bazë me të cilën Aleanca e NATO-s është formuar”, tha Pendarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...