Vazhdon gjykimi në rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur sërish në seancë

Maqedonia

Vazhdon gjykimi në rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur sërish në seancë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:56
Gjykimi për rastin “Monstra”

Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë sot me dëgjimin e dëshmive të dëshmitarit të mbrojtur.

Në seancën e funti dëshmitari “E1” u përgjigj në pyetjet e avokatëve të mbrojtjes, ndërsa në seancën e 22 gushtit ai u morr në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale.

Dëshmitari i mbrojtur i cili dëshmoi nga një hapësirë e veçantë dhe me zë të montuar, disa herë përsëriti se ka qenë në vendin e ngjarjes më 9, 10, 11 dhe 12 prill, ku ka parë një makinë “Golf 3” të zi, si dhe dy makina tjera.

I pyetur nëse në natën e vrasjes së pesëfishtë më 12 prill, a ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se po duke shtuar se ka parë katër trupa të vrarë.

I akuzuari Fejzi Aziri kërkoi shpjegim nga dëshmitari pse dhe cili ka qenë motivi që ka shikuar në detaje, por pyetja nuk iu lejua.

Pas përfundimit të seancës së fundit avokati i të akuzuarve Naser Raufi, tha se është e qartë që dëshmitari i mbrojtur nuk e flet të vërtetën dhe sipas tij, ka paqartësi në dëshmitë e tij.

Në seancën e fundit të pranishëm në gjykatë ishin të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Samir Ljuta dhe Fejzi Aziri, i cili është sjellur nga burgu i Shtipit, ku ka vuajtur dënim për një vepër tjetër.

Ndërsa për të akuzuarit tjerë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, gjykatësi Ognen Stavrev njoftoi se ka kërkuar ekstradimin e tyre nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat