Boshnjakovski: Respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për fushatën e referendumit

Maqedonia

Boshnjakovski: Respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për fushatën e referendumit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:12
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski sot deklaroi se respektohen plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në fushatën për referendumin e ardhshëm.

“Aktivitetet tona të përditshme janë të lidhura me interesin strategjik të vendit dhe kështu kanë qenë 27 vitet e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë. Ne nuk kemi një Qeveri që nuk kishte prioritet dhe interes për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE”, tha mes tjerash Boshnjakovski.

Ai shtoi se qeveria ka ndarë 400 mijë denarë për të promovuar përfitimet e anëtarësimit në NATO dhe në BE në rrjetet sociale dhe këtë do ta bëjnë brenda aktiviteteve aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat