57% e maqedonasve “pro” marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

57% e maqedonasve “pro” marrëveshjes me Greqinë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:39
Pamje nga Shkupi

Shtohet mbështetja popullore për referendumin për emrin në Maqedoni, që mbahet më 30 shtator. Sipas një sondazhi të Institutit Republikan Ndërkombëtar me qendër në Uashington, 57% e maqedonasve janë pro anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Europian të vendit me emrin e ri shtetëror “Maqedonia Veriore”. Ky emër u përcaktua në marrëveshjen që Shkupi arriti me Athinën dhe u nënshkrua në Prespë më 17 qershor mes qeverive të dy vendeve. Ndërsa marrëveshja si koncept mbështetet vetëm prej 49% e të pyeturve.

Në një sondazh të mëhershëm, referendumi kishte të gjerë mes popullsisë shqiptare rreth 88 kundrejt 45% të maqedonasve që ishin kundër.

Sondazhi tregon se në rritjen e mbështetjes ka ndikuar fakti që marrëveshja është kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Vendi mori ftesën për t’u anëtarësuar më samitin e 12 korrikut në Bruksel. Marrëveshja është po ashtu kusht për integrimin në Bashkimin Europian. Të dyja kauzat mbështeten nga mbi 70% e popullsisë dhe tendenca është në rritje krahasuar me një vit më parë.

Kryeminsitri Zaev po lobon fort për të tërhequr sa më shumë grupime politike në mbështetje të marrëveshjes në referendumin këshillimor të 30 shtatorit. Ndërsa opozita është kundër marrëveshjes dhe ka paralajmëruar protestën e radhës të dielën në Kërçove. Nëse marrëveshja nuk gjen mbështetjen e shumicës në referendum vendi rrezikon zgjedhje të reja, dështimin e anëtarësimit në NATO dhe vonesa në rrugën e integrimit europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat