Drejtorët e shkollave të Gostivarit kërkojnë më shumë siguri nga SPB Tetovë

Maqedonia

Drejtorët e shkollave të Gostivarit kërkojnë më shumë siguri nga SPB Tetovë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Drejtorët e më shumë shkollave të rajonit të Gostivarit dhe përfaqësuesve të SPB Tetovë sot kishin takim pune me temë siguria në shkolla.

Në takimin në të cilën morën pjesë drejtorët e katër shkollave të mesme, të paraleles së gjimnazit në Negotinë-Rostushë, si dhe dy shkollave fillore të qytetit, e iniciuar nga SPB Tetovë.

Komandanti i SPB Tetovë Amir Dalipi foli për aktivitetet e deri të më tanishme dhe të ardhme për rend dhe siguri të nxënësve dhe rreth shkollave. Dalipi foli edhe për bashkëpunimin praktik të relacionit shkollat-policia. Udhëheqësit e shkollave kërkuan rritjen e pranimit të policisë rreth shkollave, veçanërisht kur bëhet ndërrimi.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se takime të këtillë edhe për periudhën e ardhshme me qëllimin që nxënësve tu sigurohet siguri maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat