Shilegov: Vllatko Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska

Maqedonia

Shilegov: Vllatko Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 20:53
Petre Shilegov

Ish-deputeti i LSDM-së Petre Shilegov në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit tha se deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev kur ka mbrojtur deputetët e shumicës së, në mënyrë verbale ka komunikuar me një person me maskë duke i bërë thirrje të ndalojë me sulmet.

“Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska, e thirri me emrin “Sheska”. Sulmi i parë ishte më i gërdituri kur hyri turma. Na godisnin me gjithçka. Na ofendoni me fjalë të ndryshme dhe na shanin. Mua më thoshin “çka mendon tash Shilegov”, dëshmon Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit.

Ai theksoi se sigurimi i Spasovskit ka kërkuar leje që ta nxjerr pistoletën, që i është dhënë nga ana e Spasovskit më këshillë që të mos shkrep persona por në tavanin e ndërtesës. Shilegovi gjithashtu tha se në gjithë turmën ka parë edhe dy persona të maskuar me pistoletë.

Deputetët e shumicës para se të hyjë dhe kur hyri turma janë përpjekur që të hynë në kontakt me ndonjë nga MPB-ja dhe kanë arritur në të.

“Xhaferi kontaktoi me Ministrin e atëhershëm Agim Nuhiu, por ai tha se nuk ka kontroll ndaj policisë. A e dini i nderuari gjykatës se cila është ndjenja të shihni policë se si shohin tentim vrasje të deputetëve, dhe të mos ndërmarrin asgjë”, pyetu Shilegovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat