Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën në Shkup - Bota Sot
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën në Shkup

Maqedonia

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën në Shkup

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:05
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën arrin në vizitë zyrtare në Maqedoni, vërtetoi sot pasdite qeveria e Maqedonisë.

Delegacioni i ShBA-ve e udhëhequr nga Mattis do të pritet solemnisht tek aeroporti ndërkombëtar “Shkupi” dhe në ndërtesën e Republikës së Maqedonisë.

Mattis do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, e më pastaj është parashikuar konference e përbashkët për shtyp.

Edhe vet Mattis këtë javë njoftoi se do ta vizitojë Maqedoninë dhe do të shpreh përkrahje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për zgjidhjen e çështjes së emrit, por edhe shqetësim për shkak të ndërhyrjes së mundshme të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë në Maqedoni dhe do të bëj me dije se ShBA-të përkrahin popullin e Maqedonisë’, tha Mattis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Mattis theksoi se është i shqetësuar se Rusia do të mund të përpiqet të ndërhyjë në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të ndërhyjë. Unë jam i shqetësuar për këtë. Ndërhyrje e tillë Rusia e praktikonte nga Estonia deri në ShBA. nga Ukraina deri në Maqedoni, gjithmonë përshtatet në situatë konkrete’, tha Mattis.

Për herë të parë në 14 vitet e kaluara Sekretar amerikan për Mbrojtje është në vizitë në Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...