Zaev: Asnjëherë më FYROM - Bota Sot
Zaev: Asnjëherë më FYROM

Maqedonia

Zaev: Asnjëherë më FYROM

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:29
Zoran Zaev

“Më në fund askush në botë nuk do të na kontestojë, nuk do të na ofendojë dhe nuk do të na nënçmojë. Asnjëherë më FYROM. Tashmë jemi maqedonas me popull maqedonas, gjuhë maqedonase”, theksoi Kryeministri dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e djeshme të koalicionit “Dil për Maqedoni evropiane” që u mbajt në Radovish.

Ai shtoi se ende ekziston debati se a është identiteti i kërcënuar. Ta se gënjeshtrat shkojnë deri në fund.

“Nuk dinë çfarë të mendojnë. Disa thonë maqedonas veriorë. Gënjeshtra. Neni 7, pika 2 thuhet se identiteti maqedonas është i vërtetuar me gjuhën, kulturën, kufijtë tonë, territorin tonë, veçantinë tonë kombëtare dhe të gjitha atributet-maqedonas qëndron në nenin ku është shtetësia. Qëndron gjuha maqedonase, e njëjta gjuhë maqedonase ku Aco Karamanov shkruan poezi dhe dha jetë për këtë Maqedoni”, potencoi Zaev.

Sipas tij, është gënjeshtër e madhe se Zaevi i ka fshehur ndryshimit kushtetuese. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të propozojë ndryshime kushtetuese, përveç Kuvendit pas mbarimit të referendumit.

“Çfarë do të jenë ndryshimet kushtetuese – shkruan qartë në marrëveshjen me Greqinë. Ndryshimet kushtetuese do të bëhen me një amendament me shtimin e termit gjeografik. Në të njëjtën kohë do të përforcohet karakteri shtetformues i vendimeve të ASNMOM-it, ku thuhet se lufta për Maqedoni të pavarur dhe sovrane, për liri dhe demokraci. Në të njëjtën kohë do të potencojë edhe mënyrë evropiane për kujdesin e diasporës sonë, siç është e shkruar në kushtetutën e të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Dhe do ta përforcojë atë që do të thotë mbrojtje të integritetit territorial të Maqedonisë, por edhe mos pasjen e aspiratave të vendeve tjera, gjegjësisht mbrojtje  e kufijve dhe respektimin e tyre. Kjo do të ndryshohet në Kushtetutë”, sqaroi Zaev.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve më 30 shtator të mos e presin drekën, por të votojnë që herët në mëngjes më 30 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera