“Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor bën ‘tifo’ për referendumin e 30 shtatorit”

Maqedonia

“Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor bën ‘tifo’ për referendumin e 30 shtatorit”

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 17:47
Borut Pahor

Në kuadër të referendumit më 30 shtator, Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një fjalimi të tij në video, thotë se bën tifo për Maqedoninë të pranojë të ardhme evropiane në referendumin e 30 shtatorit.

“Besoj se do të dëshironit të sjellin vendim ku Maqedonia do të jetë e hapur për të ardhmen. Ne bëjmë tifo për ju, shpresojmë për më të mirën. Urime për Maqedoninë”, tha Pahor.

Sot përkrahje për referendumin publikoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbberg, ndërsa dje kryetari i Francës, Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat