Sugareski: Punohet në realizimin e projekteve infrastrukturore me vlerë prej 800 milionë eurove - Bota Sot
Sugareski: Punohet në realizimin e projekteve infrastrukturore me vlerë prej 800 milionë eurove

Maqedonia

Sugareski: Punohet në realizimin e projekteve infrastrukturore me vlerë prej 800 milionë eurove

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:13
Goran Sugareski

“Për momentin në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë punohet në realizimin e projekteve në vlerë prej mbi 800 milionë euro, që historikisht është program më i madh investues për përmirësimin e cilësisë së rrjetit rrugor në shtet”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, gjatë inspektimit të ndërtimit të urës në lumin Luda Mara në Vatashë.

Kjo, sipas Sugareskit është dëshmi se qeveria maksimalisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës cilësore rrugore, me të cilën, siç tha, nga një anë do të kontribuojnë për transport të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe pasagjerëve, ndërsa nga ana tjetër do të stimulojnë rritje të BPV-së dhe do të krijojnë kushte për rritje ekonomike në vend.

Në inspektimin të urës, krahas Sugareskit, morën pjesë edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanovski dhe kryetari i Kavadarit Mitko Jançev. Sugareski theksoi se kjo është pjesë e përcaktimit programor për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në shtet.

Ndërtimi i urës së re është me rëndësi të madhe për Vatashën dhe Kavadarin, por edhe për të gjitha të tjerat, sepse, siç tha kryetari, ura e vjetër është që nga viti 1960.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera