Në Maqedoni nuk ka rrezik nga shfaqja e lisë së majmunit, institucionet e ndjekin situatën

Maqedonia

Në Maqedoni nuk ka rrezik nga shfaqja e lisë së majmunit, institucionet e ndjekin situatën

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Për momentin nuk ka rrezik nga dukuria e virusit të lisë së majmunëve në Maqedoni, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ministri thekson se në vazhdimësi përmes Komisionit për sëmundje ngjitëse po e ndjekin gjendjen me sëmundjet ngjitëse në shtet, ndërkaq gjithsesi edhe ngjarjet aktuale me virusin e lisë së majmunëve në rajon dhe shtetet nga Evropa Perëndimore.

Anëtarët të cilët janë në këtë komision, përfshirë përfaqësues nga Klinika për sëmundje infektive, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, si dhe institucionet e tjera profesionale, janë në koordinim të përhershëm dhe për momentin nuk ka rrezik nga kjo sëmundje. Megjithatë, institucionet janë të përgatitura për kujdes adekuat në rast të personave të sëmurë, theksojnë nga Ministria.

Këtë muaj janë regjistruar dy rastet e para të virusit të lisë së majmunëve tek njerëzit, të paraqitur në Bashkimin Evropian, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Dy rastet nuk janë të lidhura ndërmjet veti, por edhe të dy kanë histori të kohëmëparshme të udhëtimit në Nigeri. Prej 17 shtatorit deri më tani në vendet e BE-së nuk janë paraqitur raste të reja.

Virusi i lisë së majmunëve është sëmundje e rrallë virusale që bartet tek njerëzit nga kafshët dhe paraqitet fillimisht në pjesë të Afrikës qendrore dhe perëndimore, në afërsi të pyjeve tropikale me shi.

Sëmundja është e ngjashme me linë e madhe, ka formë më të butë klinike, por megjithatë mund të përfundojë me fatalitet. Periudha e inkubimit është zakonisht prej gjashtë deri 16 ditë, por mund të ndryshojë prej pesë deri 21 ditë, varësisht nga rruga e transmisionit dhe mënyrës së ekspozimit.

Simptomat e parë përfshijnë ethe dhe rritje të nyejve limfatike, shoqëruar me puçrra të vogla që kalon nëpër disa faza. Sëmundja më shpesh është vetëkufizuese, ndërsa të sëmurët shërohen për disa javë (më shpesh 14-21 ditë). Në disa raste mund të paraqitet në formë të rëndë, posaçërisht tek persona të cilët kanë një apo më shumë sëmundje kronike apo përkeqësim të imunitetit për shkaqe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat