Sugareski: Së shpejti do të konfirmohet afati i ndërtimit të autostradës Gradsko-Prilep

Maqedonia

Sugareski: Së shpejti do të konfirmohet afati i ndërtimit të autostradës Gradsko-Prilep

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:35
Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjeve Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjeve Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep, e cila sipas Ministrisë po zhvillohet në tri faza.

“Seksioni i parë nga Gradsko në Drenovë, 16 kilometra e gjatë, pjesa e dytë nga kanioni Drenovo deri në Farish në gjatësi prej 10 kilometra dhe pjesa e tretë nga Prilepi deri në urën Lenishka Reka dhe ndërtimi i korsisë së tretë nga fshati Bellovodica në guroren e Mavrovës në një gjatësi prej 7.5 kilometra. Përparimi i përgjithshëm i punimeve të ndërtimit është 20 për qind, ndërsa tani punimet po zhvillohen në konstruktimin e urave, si dhe punimet në tokë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministri Sugareski dhe drejtori i NP për rrugët shtetërore, Kitanov, inspektuan sot ndërtimin e fazës së dytë.

Lidhur me rëndësinë e autostradës, Sugareski theksoi se kjo është një nga segmentet kryesore të rrugëve që lidh Pellagonin me rajonin me qëllim të transportimit më të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe pasagjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat