“Alo Mjeku”, mbi 4 500 pacientë në muaj kërkojnë ndihmë mjekësore

Maqedonia

“Alo Mjeku”, mbi 4 500 pacientë në muaj kërkojnë ndihmë mjekësore

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare më së shumti lajmërohen në linjën telefonike „Alo Mjeku“ për të kërkuar ndihmë dhe këshilla mjekësore. Megjithatë mjekët të angazhuar në këtë shërbim theksojnë se nuk mungojnë as kërkesat për ndihmë për sëmundjet që janë karakteristike për sezone të caktuara të vitit. Këtë shërbim mjekësor në muaj e shfrytëzojnë mbi 4500 pacientë.

“Sipas statistikave të cilat i mbajmë, më së shpeshti lajmërohen për sëmundje dhe simptome të sëmundjeve kardio vaskulare. Tensioni i lartë i gjakut, aritmi të ndryshme. Për fëmijët lajmërohen shumë shpesh për temperaturë të lartë, shembull natën ndonjë fëmijë do të ketë temperaturë të lartë, dhe për këshilla mjekësore na lajmërohen. Lajmërohen personat që kanë probleme me frymëmarrjen dmth me sëmundjet respiratore. Pas sëmundjeve kardiovaskulare, numër tepër të lartë kemi të telefonatave që kërkojnë ndihmë psikologjike, zakonisht nga persona që jetojnë vet dhe nuk kanë kënd ta pyesin për ndonjë këshillë mjekësore”, deklaroi Burak Shabani, mjek.

Një pjesë e qytetarëve të anketuar nga “Alsat” e cilësojnë si të dobishme këtë linjë telefonike. Ata kërkojnë që ky shërbim të vijojë të funksionojë edhe në të ardhmen madje dhe të rindërtohet.

“Unë jam lajmëruar dhe menjëherë më janë përgjigjur thirrjes sime. 2:15 Unë kam probleme me shtypjen e ulët. Është diçka shumë e mençur që është bërë, posaçërisht për persona më të moshuar dhe për ata të cilët jetojnë vetëm”.

“Mendoj se përpos që të vazhdohet, duhet edhe të mbi ndërtohet si projekt për ata të cilët nuk dinë të shfrytëzojnë telefona që t’ju dërgojnë ndihmë në shtëpi”.

Edhe pse projekti funksionon prej 4 vjetësh një pjesë e qytetarëve nuk kanë fare njohuri për këtë shërbim ndërsa disa nuk e dinë numrin e linjës.

“ Nuk jam i njoftuar për këtë shërbim. Për herë të parë dëgjoj, deri më tash nuk kam dëgjuar. Njëherë të informohem pastaj”.

“Nuk e di numrin e zyrës së “Alo Mjeku” për ndryshe do të lajmërohesha. Kam nevojë për këshilla, jetoj e vetme”.

Grup moshat të cilat më së shumti paraqiten në numrat e telefonit të “Alo Mjeku” janë ata mbi 50 vjeç dhe pensionistët. Ndryshe, projekti “Alo Mjeku” funksionon nga shtatori i vitit 2014, ndërsa për këtë shërbim mjekët e punësuar në këtë projekt nuk kanë marrë para fare nga dhjetori i vitit të kaluar. Numri i linjës telefonike të “Alo Mjeku” është 15123.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat