Numri më i madh i daljes së votuesve është në Komunën Qendër, Kriva Pallankës dhe Karposhit

Maqedonia

Numri më i madh i daljes së votuesve është në Komunën Qendër, Kriva Pallankës dhe Karposhit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:32
Maqedoni

Deri ora 11:00 dalja e votuesve për referendum është 8.3 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nga atje thonë se dalja më të madhe për votim ka në Komunën Qendër, ku dalja është 13.1 për qind, ndërsa pastaj vjen Kriva Pallanka me 13.08 për qind dhe Komuna Karposh më 12.51 për qind.

Deri në ora 11 numër më të vogël të votuesve ka në Mogila me 3.16 për qind dhe Pllasnicë me 3.30 për qind.

Ndërsa në disa qytete tjera dalja është si vijon, në Gostivar dalja është 5.64 për qind, në Dibër 4.72 për qind, në Strugë 6.73 për qind, në Tetovë 7.60 për qind, në Kumanovë 9.14 për qind.

Nga KSHZ thonë se deri më tani janë ngritur shtatë ankesa për mbrojtjen e së drejtës së votës, tre prej të cilave janë refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat