Çfarë shkruajnë mediat rajonale dhe botërore për referendumin?

Maqedonia

Çfarë shkruajnë mediat rajonale dhe botërore për referendumin?

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

“Qytetarët e FYROM-it votojnë për marrëveshjen për ndryshimin e emrit dhe vendit të tyre”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”

Kjo gazetë ka edhe një tekst për këtë temë me titull “Mbyllja e çështjes maqedonase?”.

Maqedonasit zgjedhin “në paqetë” – emër i ri dhe mundësi për BE dhe NATO, shkruan Radio Televizioni i Serbisë.

Agjencia amerikane”Associated Press” përcjelli nga Shkupi se në Maqedoni mbahet referendum ku qytetarët vendosin për të ardhmen dhe ndryshimin e emrit, kurse për referendumin i cili zhvillohet deri në ora 19:00 shkruan edhe agjencia gjermane “Deutsche Presse-Agentur” duke publikuar deklarata.

“Dita e vendimeve në Maqedoni: Incident në Shkup, Incident në Shkup, arrestohet sulmuesi”, shkruan Kurir nga Serbia ndërsa portali nga Bullgaria “Dnes” shkruan “A do të ketë krizë politike në Greqi për shkak Maqedonisë Veriore”. Ky portal ka edhe një tekst “Maqedonia zgjedh, nëse bëhet Veriore drejt NATO-s, po çfarë nëse nuk bëhet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat