Guterres: Forcat politike t’i japin vazhdimësi referendumit në institucione

Maqedonia

Guterres: Forcat politike t’i japin vazhdimësi referendumit në institucione

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:28
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi sot se ka mbajtur shënim rezultatet e referendumit konsultues të organizuar në Maqedoni, duke e konsideruar të rëndësishëm nivelin jashtëzakonisht të lartë të atyre që votuan pro marrëveshjes për një emër të ri për këtë vend.

“Guterres nxit të gjitha forcat politike të vendit t’i japin vazhdimësi këtij referendumi nëpërmjet institucioneve të vendit”, theksohet në një komunikatë të OKB-së.

Pushteti dhe opozita bërtitën sot, që të dyja, fitore një ditë pas referendumit, me një “po” fituese (91,46% të votuesve që votuan) por gjithashtu edhe me një abstenim masiv (gati dy të tretat e qytetarëve të regjistruar) që ngre shumë dyshime në lidhje me një ratifikim në Parlamentin maqedonas.

“OKB-ja, që lehtësoi marrëveshjen e arritur në fillim të verës për një emër të ri mes Greqisë dhe Maqedonisë, mbetet në dispozicion për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për një zgjidhje të kësaj dosjeje me ndërmjetësimin e të dërguarit të saj apo organizmave, fondeve dhe programeve të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në këtë komunikatë të Antonio Guterres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat