Jovanoviq: Vuçiq të mos e komentojë në mënyrë tendencioze referendumin në Maqedoni - Bota Sot
Jovanoviq: Vuçiq të mos e komentojë në mënyrë tendencioze referendumin në Maqedoni

Maqedonia

Jovanoviq: Vuçiq të mos e komentojë në mënyrë tendencioze referendumin në Maqedoni

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:11
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë opozitare serbe Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq, si reagim ndaj deklaratës së mbrëmshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për referendumin në Maqedoni, deklaroi se “Serbia nuk duhet t’i komentojë në mënyrë tendencioze rezultatet nga referendumi në Maqedoni, por ta ndihmojë, nëse guxon”.

Në kumtesën drejtuar mediumeve, Jovanoviq thotë se “Maqedonia evropiane nuk është dhe nuk do të jetë humbëse, posaçërisht jo për shkak të rezultateve nga referendumi, në të cilin me bojkot frikacak dhe thikë të ngulur në shpinë në të ardhmen e saj, sepse OBRM-PDUKM-së më shumë mbante llogari për interesat e Moskës, se sa për nevojat e qytetarëve”.

Jovanoviq konsideron se Maqedonia, e cila dëshiron të hyjë në BE dhe në NATO, është fituese në luftën që ende po zgjatë, edhe pse të dielën pati mundësi të madhe për fitore përfundimtare dhe për fund të politikës e cila i ndau dhe shkatërroi të gjitha republikat jugosllave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...