LSDM: Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së është bllokuar në kërkesën për amnisti

Maqedonia

LSDM: Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së është bllokuar në kërkesën për amnisti

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:38
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se “reagimet nervoze të udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, tregojnë se opozita është bllokuar në amnistinë e Nikolla Gruevskit”.

“Të fokusuar në kërkesën për amnisti, Hristijan Mickoski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së kanë humbur drejtimin dhe të pakënaqur i nënvlerësuan mbi 600 mijë qytetarë, duke i shpallur si jorelevant”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se vullneti i qytetarëve në referendum është shprehur qartë dhe se ata janë për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Gjithë deputetët, gjithë partitë politike duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe duhet të kyçen në procesin për anëtarësim në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat