Merkel i shkruan Zaevit: Marrëveshja është mundësi historike për Maqedoninë - Bota Sot
Merkel i shkruan Zaevit: Marrëveshja është mundësi historike për Maqedoninë

Maqedonia

Merkel i shkruan Zaevit: Marrëveshja është mundësi historike për Maqedoninë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:51
Angela Merkel dhe Zoran Zaev

Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në letrën dërguar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev. 

"Më 30 shtator një shumicë e madhe e qytetarëve, mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan "pro" marrëveshjes me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo gjithashtu e largon pengesën kryesore për afrimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapa shumë të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes për emrin me miratimin e amendamenteve të domosdoshme kushtetuese. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju që ta realizojmë këtë qëllim", citon Merkel në letrën dërguar Zaevit, të publikuar në ueb faqen e Qeverisë gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...