Të hënën fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

Maqedonia

Të hënën fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup të cilët janë të lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore, nga 15 tetori (e hënë) do të fillojnë të përdorin energji termike, deri më 15 prill 2019. deri kur zgjat periudha e ofrimit të rregullt të kësaj energjie, njoftuan nga BEG.

Në këtë periudhë, siç theksohet, shpërndarja e energjisë termike kryhet sipas rregullave dhe diagrameve të vendosura strikte varësisht nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme. Këto rregulla dhe diagrame janë përcaktuar në rregulloren për shpërndarjen e ngrohjes deri tek konsumatorët e miratuar nga Komisioni Rregullator Energjetik i Republikës së Maqedonisë.

Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, gjatë periudhës së rregullt do furnizohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe anasjelltas, ashtu që konsumatorët kanë siguruar kushte komforte dhe shtëpi të nxehta sipas standardeve, gjegjësisht temperatura në shtëpi jo më të ulëta prej 20 +1 gradë celsius.

“Në kushte të caktuara atmosferike, në mot mjaftueshëm të ngrohtë, kur nuk ka nevojë për ngrohje, do të ndërpritet shpërndarja e energjisë së ngrohjes në periudha të temperaturave të larta të jashtme, ndërsa menjëherë pas uljes të temperaturave të jashtme nën vlerat e specifikuara ngrohja përsëri do të kyçet. Gjatë shpërndarjes të energjisë termike sigurohet konsumimi optimal i energjisë ngrohëse me shpenzime minimale për ngrohjen e konsumatorëve”, theksojnë nga BEG.

Informojnë se gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar numri i konsumatorëve të rinj është rritur, ndërsa tendenca e ri-lidhjes është falë komfortit të lartë të cilin e fitojnë konsumatorët për çmim më të mirë, në përputhje me të gjitha standardet ekologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat