ASH: Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ofron falje për “27 prillin” - Bota Sot
ASH: Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ofron falje për “27 prillin”

Maqedonia

ASH: Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ofron falje për “27 prillin”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:00
Flakron Bexheti

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Kuvend u shpreh i gatshëm të fal për ngjarjet e “27 prillit”, edhe përkundër faktit që siç tha ai, kjo ka një çmim dhe ai është i gatshëm ta paguaj atë çmim për të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve, tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) ti shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë ti shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill”, tha Zaev.

Ndaj këti fjalimi të kryeministrit ku ofroi falje për 27 prillin, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët ku lideri i tyre Ziadin Sela natën e 27 prillit ishte pothuajse i “vdekur” nga sulmet e dhunuesve që hyrën në Kuvend.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal shprehet se Kryeministri nuk mund të jetë mbi institucionet dhe të ofron falje për 27 prillin. Ai thotë se Zaev është kryeministër i vendit e jo mbret i tij.

“Nuk e di kryeministri a ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill që po shtron dorën e pajtimit. Nëqoftëse  fjalen e ka për ngjarjet e 27 prillit në kuvend, ai nuk eshte mbi institucionet, mbi drejtsine, është i zgjedhur kryeministër i vendit dhe jo mbret i tij”, kanë theksuar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga Aleanca për Shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...