Ademi: MASH kujdeset për ushqimin e shëndetshëm nëpër shkolla - Bota Sot
Ademi: MASH kujdeset për ushqimin e shëndetshëm nëpër shkolla

Maqedonia

Ademi: MASH kujdeset për ushqimin e shëndetshëm nëpër shkolla

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:25
Arber Ademi

Ministri i arsimit dhe shkencës dr.Arbër Ademi, sot mori pjesë në shënimin e Ditës botërore të ushqimit në Shkollën Fillore “Avram Pisevski”, në hapësirat e të cilës u promovua kopshti i ri i shkollës.

“Ne jemi pikërisht një prej institucioneve më të preokupuar dhe jemi të obliguar që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, por edhe t’i orientojmë drejt mënyrave të drejta të të ushqyerit dhe çrrënjosjen e shprehive që krijojnë teprica ushqimore të cilat përfundojnë në koshat e mbeturinave.Në këtë drejtim disa muaj më parë (maj 2018 ) në bashkëpunim me UNDP, e kemi përmirësuar përmbajtjen e Rregullores për standardet e ushqimit dhe vakteve të ngrënies në shkollat fillore, si edhe po ashtu u përpilua edhe një Udhëzim për zbatimin e duhur të tij” – tha ministri Ademi, duke plotësuar se paralelisht kësaj është krijuar edhe instrumenti elektronik, që gjendet në ueb faqen e Ministrisë që mundëson kontrollimin e cilësisë së vakteve që u dedikohen më të rinjve.

Ministri Ademi gjithashtu bëri të ditur se të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë duhet që të zbatojnë rregullat me të cilat përcaktohen vlerat referente për sasitë energjetike dhe nutritive sipas moshës së nxënësit, me çka reduktohet dukuria e obezitetit te popullsia më e re, por edhe shfaqja e diabetit. Prandaj, ai apelon deri te drejtuesit e shkollave që të ndjekin me përpikëri rregullat.
Duke pasur parasysh faktin se vetëdija shoqërore po rritet në vazhdimësi dhe në mënyrë të konsiderueshme, sa i përket rëndësisë së ushqyerjes së drejtë dhe konsumimit të ushqimit të shëndetshëm, besoj se organet e kontrollit për zbatimin në praktikë në kuadër të inspektimeve dhe mbikëqyrjeve do të kenë mundësi që të përpilojnë raporte tejet pozitive, në të cilat nuk do të ketë ose edhe në rast të sfidave të konstatuara të jenë minimale, nënvizoi ministri. Por jo më pakë i rëndësishëm edhe roli i prindërve për të cilët Ademi porositi që t’i kushtojnë më shumë vëmendje cilësisë së ushqyerjes së fëmijëve të tyre, si në shtëpi, ashtu edhe gjatë orarit shkollor.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...