Arrestohen katër persona në Strugë, të cilët kanë qenë në arrati

Maqedonia

Arrestohen katër persona në Strugë, të cilët kanë qenë në arrati

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Policia e Strugës në periudhën prej datës 11 deri më datën 14 të këtij muaji ka arrestuar katër persona nga Struga dhe rajoni , të cilët i kanë ikur dënimit me burg, ndërsa për një pjesë prej tyre është dhënë urdhër arrest.

Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski, informoi se janë arrestuar personat B.D (43), I.M (47), D.U (30) dhe R.I (32).

Në fshatin Koroshishtë të Strugës më 11 tetor është arrestuar B.D (43), i cili i arratisur ka tentuar ta shmang dënimin me burg prej dhjetë muajsh të shqiptuar nga Gjykata Themelore – Ohër për vepër të kryer penale “përdhunim”. Ai është transferuar në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese – burgun në Strugë.

“Më 13 tetor, është arrestuar edhe I.M (47) nga fshati Ladorisht i Strugës. Ai ka qenë në arrati, ndërsa është dënuar nga Gjykata Themelore – Ohër me dy vite burg për veprën ndëshkuese “mashtrim”, si dhe dënim me burg prej një viti të shqiptuar nga Gjykata Themelore Gostivar për vepër penale “pengim të personit të autorizuar në ushtrimin e detyrës zyrtare”.

Të njëjtën ditë në fshatin Livadhi të Strugës, është arrestuar D.U (30) nga fshati Koroshishtë, i cili për veprën e kryer penale “përpunim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe trafikim me armë dhe materie spërkatëse”, nga Gjykatat Themelore në Strugë, paraprakisht është dënuar me tre vite burg, pastaj me vendim të gjykatës së njëjtë, është zvogëluar në 10 muaj e 24 ditë. Ai është transferuar për vuajtjen e dënimit në SHNP – burgun “Strugë”.

Pas urdhër arrestit të shpallur nga Gjykata Themelore Shkup 1, më datën 14 të këtij muaji, në fshatin Frangovë të Strugës, është arrestuar edhe R.I (32) nga i njëjti fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat