Zaev: Vendimet në Kuvend do ta përshpejtojnë anëtarësimin në NATO dhe BE

Maqedonia

Zaev: Vendimet në Kuvend do ta përshpejtojnë anëtarësimin në NATO dhe BE

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:42
Zoran Zaev

“Vendimet e deputetëve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese do ta përshpejtojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”, thotë kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Avaz”.

Ai shton se procedura për ndryshim të Kushtetutës akoma nuk ka mbaruar, por janë tejkaluar disa faza të rëndësishme të këtij procesi.

“Me këtë ju dërguam mesazh të qartë botës se pas përplasjeve me dekada në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jemi nisur drejt stabilitetit dhe përparimit. Deputetët në Kuvend javën e kaluar bënë histori, për të cilën do të urohen nga gjeneratat e ardhshme”, thotë Zaev.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese janë mbështetur nga deputetët e gjitha partive, mes tyre edhe dy deputetë të partive boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat