Halk Bank mbështetëse e Federatës së Hendbollit në Maqedoni

Maqedonia

Halk Bank mbështetëse e Federatës së Hendbollit në Maqedoni

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:27
Foto

Në ambientet e Halk Bank Maqedoni sot edhe zyrtarisht ka nisur bashkëpunimi në mes kësaj banke dhe Federatës së Hendbollit, për ta mbështetur reprezentacionin e Maqedonisë në këtë sport për Ligën evropiane të hendbollit që do të mbahet në vitin 2020.

Nga ky bashkpunim, logo e bankës “Halk Bank” do të vendoset në të gjithë fanelat e reprezentacioneve të hendbollit, kategoria për meshkuj, kategoria për femra dhe reprezentacioni për të rinj, për dy gjinitë, femrat dhe meshkujt.Ky bashkëpunim, bëhet si vazhdim i fushatës së Halk Bank që mban sloganin “Njerëzit janë të rëndësishëm”.

Në zyrtarizimin e këtij bashkëpunimi kanë marrë pjesë, drejtori i Halk Bank, Dr.Bilal Suxhubashi, kryetari i Federatës, Zhivko Mukaetov dhe selektori i reprezentacionit Raul Gonzales, së bashku me kapitenin Kire Lazarov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat