Maqedoni, të mërkurën opozita do të parashtrojë kërkesat - Bota Sot
Maqedoni, të mërkurën opozita do të parashtrojë kërkesat

Maqedonia

Maqedoni, të mërkurën opozita do të parashtrojë kërkesat

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:52
Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë më 31 tetor do të mbajë një seancë pyetjesh nga deputetët.

Në fokus opozita pritet të vendosë amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe Ligjjn për amnisti të cilin e kërkoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e njëjtë, deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE-së pritet të adresojnë kërkesat e tyre, raporton Alsat.

Më herët, partitë opozitare shqiptare thanë se do të ndërhyjnë me amendamente në ndryshimet kushtetuese për të avancuar sipas tyre, pozitën juridike të shqiptarëve në shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...