“Rebelët” e OBRM-PDUKM-së do të formojnë grupim parlamentar

Maqedonia

“Rebelët” e OBRM-PDUKM-së do të formojnë grupim parlamentar

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:56
Deputetët e OBRM-PDUKM-së

Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së do të formojnë grup të ri parlamentar brenda Kuvendit të Maqedonisë.

Tv Telma raporton se konsultimet e këtij grupi, që u përzu nga partia sepse mbështetën ndryshimet kushtetuese, janë duke vazhduar ende.

Secili nga ata thonë se me rëndësi është që të mbeten të bashkuar dhe të vazhdojnë me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, duke u shprehur se presin qe grupi të rritet.

Ljuben Arnaudov insiston që ata të veprojnë me emrin e njëjtë, pra OBRM-PDUKM. Ai shton se nuk e ka ndërmend të largohet nga partia, dhe pse është përjashtuar me pa të drejtë.

Ndërkaq TV21 raporton se ata tashmë kanë dorëzuar njoftimin zyrtar te kryekuvendari Talat Xhaferi, prëmes së cilit bëjnë të ditur se do të veprojë si grup parlamentar.

Përndryshe, nëse veprohet kështu, grupi do të ketë të drejtën e zyrës dhe ndihmës nga ana e shërbimeve profesionale të Kuvendit dhe në takimet bashkërenduese me kryekuvendarin Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat