Formohet komision për mbikëqyrjen e bartjes së mjeteve për përgjim të MPB-së të Maqedonisë

Maqedonia

Formohet komision për mbikëqyrjen e bartjes së mjeteve për përgjim të MPB-së të Maqedonisë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë mori vendim për formimin e komisionit për bartjen e mjeteve teknike për përgjim dhe të dokumentacionit teknik nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) te Agjencia Teknike-Operative (ATO).

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të MPB-së, ATO-së, Gjykata e Lartë, Prokuroria Publike, Drejtoria për sigurim të të dhënave të klasifikuara, si edhe Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetimore.

Komisioni ka për detyrë të verifikojë gjendjen faktike të mjeteve dhe dokumentacionit që barten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat