VMRO-DPMNE: Maqedonia gjendet përpara një kolapsi ekonomik

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia gjendet përpara një kolapsi ekonomik

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:46
VMRO-DPMNE

Maqedonia është në prag të kolapsit ekonomik, kurse pa aftësinë dhe krimin, karteli i Qeverisë e ka mbuluar me shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtar.

Kriminelët të falur të cilët qëndrojnë në krye të shtetit nuk janë një vlerë evropiane, por garanci për grabitje të përgjithshme të popullit dhe shtetit, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Të gjithë parametrat ekonomik tregojnë gjendjen katastrofike të ekonomisë maqedonase. Nuk ka investime kapitale, rritja e bruto prodhimit vendor është e barabartë me zero, kurse ne jemi dëshmitarë të kompanive që përsëri si në vitet e 90-ta falimentojnë, ndërsa punonjësit mbeten pa bukën, Qeveria e Zoran Zaevit është kthyer për ta përfunduar punën e filluar në vitet e 90-ta, politikanë të përkohshëm janë kthyer për të vjedhur atë që e kishin lëshuar dhjetë vitet e fundit ”- theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Me këtë normë të huamarrjes, beson VMRO-DPMNE, skllavëria e borxhit për popullin maqedonas është e pashmangshme.

“Që tragjedia të jetë edhe më e madhe, miliona euro në borxh nuk do të investohen në ekonominë maqedonase, gjë që tregohet edhe nga realizimi i dështuar i investimeve kapitale. Për nëntë muajt e parë, qeveria e paaftë Zaev nuk arriti të realizojë as një të tretën e investimeve kapitale të planifikuara, gjegjësisht ata kanë realizuar vetëm katastrofën prej 27.4 për qind të investimeve kapitale “, thonë nga partia opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat