Padi penale për një person i cili nga kazinotë dhunshëm ka marrë para

Maqedonia

Padi penale për një person i cili nga kazinotë dhunshëm ka marrë para

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Publike në Shkup ngriti akuzë penale kundër Sh.I (27) nga fshati Grçec për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale “Grabitje” që ka arritur të marrë rreth 408.000 denarë.

I akuzuari i ka kryer veprat penale në gusht të këtij vitit në rajonin e Gjorçe Petrovi, Karposhit dhe Gazi Babës, të gjitha në objekte të kazinove “Senator” dhe në mënyrë identike – në vendngjarje ka ardhur me motoçikletë “kimko” pa tabela të regjistruara, është parkuar para kazinove, ka hyrë dhe me kërcënim me pistoletë nga të punësuarit ka kërkuar para.

Veprën e parë penale Sh.I e ka kryer më 08.03 rreth orës 21:45 në rrugën “Gjorçe Petrov”, të dytën më 11.08 rreth orës 17 në rrugën “Vangel Dimov”, dhe të tretin më 28.08 rreth 10:46 në rrugën “Froni Popullor” gjithashtu në kazinon “Senator”.

Në bazë të masave të ndërmarra operative dhe aktivisteve janë siguruar materiali dëshmues, dhe në datën gjashtë të muajit të kaluar në rrugën “Kozle” është gjetur motoçikleta dhe është dhënë krim teknikës për ekspertizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat