Tevdovski: Me rebalancimin e Buxhetit do të përmirësohet gjendja financiare nëpër komuna

Maqedonia

Tevdovski: Me rebalancimin e Buxhetit do të përmirësohet gjendja financiare nëpër komuna

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:10
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se “rebalancimi i Buxhetit do të sigurojë përkrahje për 51% nga detyrimet e paraqitura të komunave. Tre miliardë denarë janë projektuar për shkolla, çerdhe, shtëpitë e kulturës dhe institucioneve tjera që janë të kompetencë të vetëqeverisjes lokale”.

Siç theksoi Tevdovski në konferencë për shtyp ku morën pjesë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, si dhe kryetarët e komunave të Manastirit, Tetovës dhe Gjevgjelisë, Natasha Petrovska, Teuta Arifi dhe Sasho Pockov, përveç që me rebalancimin e Buxhetit do t’u ndihmohet komunave ta përmirësojnë gjendjen financiare, do të mundësojë edhe krijimin e një mekanizmi për problemin e huamarrjes që të mos përsëritet, do të injektohet likuiditeti te kompanitë dhe do të krijohet hapësirë për projekte të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunat, potencoi Tevdoski, duhet t’i projektojnë të ardhurat e veta në buxhetin themelor me më shumë se 10% rritje nga realizimi mesatar në vitet e fundit.

“Borxhet prej 5.1 miliardë denarë për një vit janë reduktuar në 1.5 miliardë dhe tani institucionet mund të funksionojnë normalisht. Arsyeja kryesore për detyrimet e papaguara deri tani ishte hartimi joreal i buxheteve të komunave. Janë krijuar buxhete të mëdha dhe janë ndërmarrë obligime të cilat më pas nuk kanë mundur t’i paguajnë. Tani po vendosim mekanizëm me të cilin kjo do të parandalohet”, theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat