Maja Moraçanin zgjidhet kryetarja e re e RDM-së

Maqedonia

Maja Moraçanin zgjidhet kryetarja e re e RDM-së

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:34
Maja Moraçanin

Sot në Kongresin e katërt të partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë për kryetar e re, në mënyrë unanime u zgjodh deputetja e Kuvendit, Maja Moraçanin.

Kongresi u mbajt nën moton “Vlera të gjelbërta – vizion i përhershëm” dhe në të morën pjesë 300 delegat.

Në Kongres u zgjodh edhe përbërja e re e RDM-së si dhe Këshilli mbikëqyrës i kësaj partie.

“Duke falënderuar për besimin e dhënë, ajo theksoi bindjen se me punë ekipore, përmes bashkëpunimit me shoqatat qytetare dhe të gjelbërtit evropianë, RDM-ja do të ketë të ardhme të suksesshme”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat