Brenda dy javësh vendoset për mandatin e Gruevskit

Maqedonia

Brenda dy javësh vendoset për mandatin e Gruevskit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:13
Nikolla Gruevski

Vijon afati në të cilin kryetari i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski duhet të caktojë seancë lidhur me nismën për heqjen e mandatit deputetit Nikolla Gruevski.

Bogoevski nuk ka caktuar akoma një datë për këtë seancë, por shtoi se do t’i respektojë afatet e rregullores. Ai nuk komentoi nëse tashmë është siguruar shumicë prej 80 deputetëve.

“Është herët të flasim për rezultatin e seancës plenare, ne si Komision do ta përfundojmë punën që qëndron para nesh”, tha ai.

Mbetet e paqartë nëse tetë deputetët e opozitës që ndihmuan të sigurojnë shumicën e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, do të votojnë për heqjen e mandatit të deputetit Gruevski, i cili është ish kryetar i tyre, ndërsa tani kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së.

Pa komente sot ishin Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, dy të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.

“Nuk jam i njoftuar, nuk e di, ne nuk mund të ndikojmë asgjë në këtë. Edhe mua ma morën imunitetin, kështu që askush nuk më pyeti asgjë. Njeriu që drejton Komisionin drejtpërdrejtë është i përfshirë në këtë proces si një palë e prekur. Pra ai është kryetari i atij komisioni. Ai ishte i prekur, si dëshmitar i prekur, dhe kryesoi me atë komision. Nuk ka logjikë”, tha Arnaudov.

Edhe Vasilevski tha se kjo është hera e parë që dëgjon për këtë punë.

“Nuk e di, nuk e di, besoni, dal nga gjykimi, nuk kemi as telefona asgjë. Çfarë mund t’ju them, spekulime”, tha ai.

Kushtetuta e Maqedonisë parasheh se mandati i një deputeti mund të merret me 80 vota pro në Kuvend, nëse është i dënuar për vepër penale që e bën të padenjë për të kryer detyrën e deputetit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat