Gjykimi për rastin e Nikolla Sazdovskit do të fillojë më 9 nëntor

Maqedonia

Gjykimi për rastin e Nikolla Sazdovskit do të fillojë më 9 nëntor

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Seanca e parë gjyqësore për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë pjesë e tifo-grupit “Komitët” do të mbahet më 9 nëntor, ndërsa procesin do ta udhëheq Daniella Alleksovska-Stevanovski.

Sazdovski më 29 qershor u sulmua fizikisht në stacionin e autobusëve në Autokomandë të Shkupit, ndërsa pas dhjetë ditëve në Klinikën për Anestezi dhe Reanimacion, ndërro jetë.

Vdekja e tij shkaktoi protesta tek qytetarët, të cilët kërkuan që të dënohen ata që e sulmuan fizikisht.

Të akuzuar për rrahjen e Sazdovskit janë dy persona: B.B dhe S.R.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup këtë vepër e kualifikoi si “vrasje”, ndërsa edhe kjo shkaktoi reagim tek opinioni maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat