Zaev: Janë përgatitur amendamentet, nuk ka padrejtësi ndaj bashkësive etnike - Bota Sot
Zaev: Janë përgatitur amendamentet, nuk ka padrejtësi ndaj bashkësive etnike

Maqedonia

Zaev: Janë përgatitur amendamentet, nuk ka padrejtësi ndaj bashkësive etnike

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se qeveria ka arritur të përgatit tekstin për amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Zaev njoftoi se qeveria ka pranuar kërkesat e tetë deputetëve të përjashtuar nga OBRM-PDUKM dhe shtoi se kërkesat e tyre janë harmonizuar me amendamentet e qeverisë, 

“Ju informojmë se qeveria ka konfirmuar draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat dalin nga marrëveshja me Greqinë. Ky proces sipas meje në këtë fazë, është vlerë në shoqëri përkrah përfshirjes ndëretnike. Më vjen mirë që kemi gjetur gjuhë të përbashkët për përgatitjen e amendamenteve. Dua të konstatoj se kemi pasur takim me grupin e ri të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, ku kemi pranuar kërkesat e tyre. Kemi biseduar edhe me deputetët tjerë, të cilëve ju është ofruar që propozimet e tyre t’i vendosin në amendamentet e qeverisë”.

“Katër amendamentet janë shumë të thjeshta, në mënyrë që të largojmë frikën dhe manipulimet në opnion. Ata do të publikohen në media dhe vlerësoj se janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Kërkesa e parë ka të bëjë me identitetin maqedonas, si dhe trashëgiminë kulturore dhe historike. Pjesa e dytë hyrja në fuqi e marrëveshjes, pas ratifikimit në Greqi. Dhe pjesa e tretë është përdorimi i brendshëm i emrit – bëhet fjalë për dokumente dhe materiale tjera, të cilat do t’u garantojnë qytetarëve joharxhime shtesë, respektimin e afateve të dokumenteve aktuale dhe kështu me radhë”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se në amendamentet e propozuara nga qeveria është përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë theksoi se është bërë drejtësi mes gjitha bashkësive tjera etnike.

Zaev ftoi gjithë deputetët e Kuvendit që të kyçen në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij, hapet rruga euroatlantike dhe kjo është në interes të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera