Fillon me punë Komiteti i përbashkët i ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Fillon me punë Komiteti i përbashkët i ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Zaev dhe Cipras

Prej sot fillon me punë Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për histori, arkeologji dhe arsim mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë thonë se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me punën e Komisioni, i cili do të fillojë punën para zbatimit të marrëveshjes.

“Koha e fillimit të punës është rezultat i njohjes së të dy palëve. Do të duhet të sillen vendime për vitin e ardhshëm shkollor. Asnjë libër ose material ndihmës shkollor nuk duhet të përmbajë material irredentist”, thonë nga MPJ e Greqisë.

Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheq ekipin nga Maqedonia, para dy ditësh deklaroi se mbledhja do të mbahet në Selanik.

Përndryshe, ky komitet  është formuar në pajtim me nenin 8, paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkruar më 17 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat