Ali Ahmeti: Iniciativa për falje buroi nga Zaevi, do të kërkojmë president konsensual

Maqedonia

Ali Ahmeti: Iniciativa për falje buroi nga Zaevi, do të kërkojmë president konsensual

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbrëmë në një emision në Klan Macedonia ka folur për gjendjen politike në vend, ndryshimet kushtetuese, si dhe rikonstruimin që pritet të ndodh në qeveri.

Ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë do të rrit mirëqenien e qytetarëve, si dhe do të sjell stabilitet dhe paqe në rajon,

“Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj terë të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë e Serbi të destabilizuar. Moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijon dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve”, tha Ahmeti.

Sa i përket formimit të Komisionit për Pajtim, ai tha se kjo iniciativë ka ardhur nga kryeministri Zoran Zaev.

“Kjo iniciativë u prezantua nga kryeministri në Parlamentin e Maqedonisë, u përkrah nga shumica parlamentare dhe, mendoj që është një zgjidhje që të ulen palët të bisedojnë dhe të ndëshkohen fajtorët”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa i pyetur për rikonstruimin e kabinetit qeveritar, ai tha se deri tani nuk ka asgjë lidhur me këtë temë.

“Deri tash nuk ka asgjë, nuk është biseduar. Kjo çështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo çështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se çka është realizuar e çka jo”, deklaroi Ali Ahmeti.

Kurse për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai tha se BDI do të kërkojë president konsensual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat